TË DREJTË VOTE KANË 543.599 QYTETARË

Të drejtën e votës në Mal të Zi kanë 543.599 qytetarë, që është 1.445 më shumë se numri i votuesve në listën zgjedhore sipas të cilës zgjedhjet e mëparshme janë mbajtur më 19 mars, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Me rastin e vendimit të presidentit aktual Millo Gjukanoviq për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se numri i votuesve në listën zgjedhore të Malit të Zi, sipas të cilit zgjedhjet e mëparshme u mbajtën më 19 mars të këtij viti, është 542,154.

“Numri i votuesve në listën zgjedhore të Malit të Zi më 24 mars të këtij viti është 543.599”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se votuesi mund të kontrollojë listën e votuesve personalisht, pranë sporteleve të njësive rajonale dhe degëve për çështje administrative, shtetësi dhe të huaj të atij dikasteri, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 14:00, me një kartë identiteti të vlefshme ose dokument udhëtimi.

Nga Ministria thanë se, gjatë një inspektimi të drejtpërdrejtë, një votues mund të kërkojë ndryshimin e të dhënave të futura në listën e votuesve.

Siç kanë thënë ata, votuesi mund të kontrollojë listën e votuesve drejtpërdrejt dhe përmes portalit të internetit www.biraci.me.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se në atë portal, qytetari me futjen e numrit të kartës së identitetit apo dokumentit të udhëtimit mund të kontrollojë nëse është në listën zgjedhore dhe në cilin vendvotim po voton.

SHARE