BOTA KA NEVOJË PËR GLOBALIZIM, POR ME DREJTËSI

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se të gjithë jemi të obliguar që të gjejmë emëruesin më të ulët të përbashkët për bashkëpunim sepse vetëm kështu mund të kemi paqe. Ai foli mbrëmë në Harvard para profesorëve, studentëve dhe mysafirëve të shumtë.

Duke i falënderuar për ftesën, kryeministri vuri në dukje se bota ka nevojë për globalizim, por me drejtësi.

Në prezantimin e tij, ai kujtoi luftën kundër krimit dhe vuri në dukje se pas çdo nacionalizmi qëndron korrupsioni, pra politikanë të korruptuar që nuk duan institucione të forta.

“Askush nuk mund t’i lejojë vetes të mbështesë stabilizimin pa demokraci, sepse stabilizime të tilla bëhen autokraci dhe nuk ka një gjë të tillë nëse duam lirinë e zgjedhjes,” tha ai.

Në kuadër të mbrojtjes së mjedisit, kryeministri tha se ekologjia është çështje e etikës globale, jo e vendeve individuale, duke shtuar se ne kemi detyrim të gjejmë modele bashkëpunimi për të mirën e përbashkët të gjithë planetit, veçanërisht në kohë krize.

Duke folur për marrëdhëniet në rajon, gjatë prezantimit të tij, kryeministri theksoi se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen sa më shpejt dhe të vendosen modele bashkëpunimi në mënyrë që në një të ardhme të afërt të flasim për Ballkanin Perëndimor si destinacionin më tërheqës për investime.

SHARE