ABAZOVIQ VIZITË NË UNIVERSITETIN E HARDVARDIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ishte i ftuar në Universitetin e Harvardit, një nga institucionet më të famshme të arsimit të lartë, i themeluar në vitin 1636.

Sipas zyrës së kryeministrit, Abazoviq u prit nga Seti Warren, drejtor i Institutit të Politikës në Harvard, Elaine Papo Ulias, drejtoresh ekzekutive e Qendrës për Studime Evropiane në Harvard, Zhegozh Ekiert, drejtor i Qendrës për Studime Evropiane në Harvard dhe Mark Elliott, zëvendëskancelar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Harvard.

Mikpritësit shprehën kënaqësinë e tyre për vizitën e kryeministrit të Malit të Zi në Universitetin e tyre dhe deklaruan se ishte vizita e parë e një zyrtari nga Mali i Zi në Harvard.

Flamuri i Malit të Zi u ekspozua në Harvard, njoftoi zyra e kryeministrit, duke theksuar se kjo është hera e parë që nga pavarësia e Malit të Zi në vitin 2006.

SHARE