ME NJË KLIKIM TEK TË DHËNAT SHËNDETËSORE

Qytetarët që kanë sigurime shëndetësore nuk do të kenë më nevojë t’i mbajnë analizat, udhëzimet dhe të ngjashme, sepse ato do të jenë në dispozicion të tyre, në çdo kohë, me “një klikim”. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. Kartela unike do të përmbajë edhe të dhëna nga klinikat private, disponueshmëria e të cilave do të ndihmonte në diagnostikimin më të shpejtë të sëmundjeve të caktuara. Gjatë këtij viti, për herë të parë, qytetarët do të kenë të gjitha informacionet nga kartelat shëndetësore përmes aplikacionit për celularë, i cili do të zhvillohet në periudhën e ardhshme. “Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka bërë hapin e parë – sot ka hyrë në fuqi Rregullorja për përmbajtjen më të detajuar dhe mënyrën e mbajtjes së dokumentacionit bazë mjekësor. Është hera e parë që në Mal të Zi përcaktohen rregulloret ligjore dhe përmbajtja e Kartës Elektronike të Shëndetit”, thuhet në njoftimin e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për Shëndetësi Digjitale në Ministrinë e Shëndetësisë, Aleksandar Sekulliq.

SHARE