NIKA: MBËSHTETJE TË PLOTË PËR KOMUNËN E TUZIT

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarve në Mal të Zi, Faik Nika, përmes një postimi në “Facebook” shprehi mbështetje të plotë për komunën e Tuzit, kryetarin Nik Gjeloshaj në mbrojtje të qytetarëve nga çdo lloj akti diskriminues.

Postimi i plotë i z. Nika:

I pa pranueshem çdo vendim i çdo organi shtetror i cili nuk bazohet ne argumente dhe fakte te qarta, e qe do te jete i arsyetueshem para qytetareve te Komunes se Tuzit dhe i barabarte per te gjitha komunat ne Malin e Zi.

Çdo vendim i Qeverise i pa argumentuar eshte i pa pranueshem, tendencioz dhe kuptohet si diskriminim direkt ndaj Komunes se Tuzit dhe banoreve te saj, qe eshte komuna e dyte me shumice shqiptare ne Mal te Zi.

Mbrojtja nga pasojat e Pandemise Covid-19 eshte sfide e te gjithve, po aq sa eshte edhe mbrojta e ekonomise familjare dhe sfidave per mbijetese.

#Mbeshtetje te plote per #Komunen e Tuzit, kryetarit #Nik Gjeloshaj ne mbrojtje te qytetareve nga çdo lloje akti diskriminues.

SHARE