SHUMICA PARLAMENTARE AFËR MBËSHTETJES PËR PROKURORIN SUPREM TË SHTETIT

Liderët e shumicës parlamentare janë takuar mbrëmë dhe konkludimi i takimit është se janë afër shumicës së nevojshme për zgjedhjen e Prokurorit Suprem të Shtetit.

Për zgjedhjen e Prokurorit nevojitet mbeshtetja prej tre të pestave të deputetëve.

Një numër deputetësh dhe subjektesh politike ende nuk kanë vendosur nëse do të mbështesin ndonjë nga kandidatët. Vijesti bën të ditur se gjithsej 42 deputetë kanë deklaruar mbështetjen e tyre, ndërsa shtatë do të vendosin pas debatit parlamentar.

Kandidatët për Prokuror janë Maja Jovanoviq, Suzana Mugosha dhe Millorad Markoviq.

Deputetët do të diskutojnë për Prokurorin Suprem të Shtetit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të caktuar për më 27 janar në ora 14:00.

SHARE