NË MAL TË ZI JETOJNË 633.158 BANORË

Drejtoria e Statistikave Monstat ka prezantuar sot rezultatet paraprake të regjistrimit, sipas të cilave në Mal të Zi jetojnë 633.158 banorë.

Sipas rezultateve paraprake, në Mal të Zi ka 217,441 familje dhe 396,873 apartamente. Të rikujtojmë se, në regjistrimin e vitit 2011, Mali i Zi kishte 625,266 banorë.

Ndihmësdrejtoresha e Drejtorisë së Statistikave, Snezhana Remikoviq, tha se numri i banorëve është rritur për dyqind.

Më së shumti banorë janë në Podgoricë, Nikshiq, Tivar dhe Bijello Pole, dhe më pak në Shavnik, Plluzhine dhe Zhablak.

“Në shifra absolute rritja më e madhe e numrit të banorëve është në Podgoricë, rritja e amvisërive ka qenë pak më e lartë se rritja e numrit të banorëve, numri më i madh është shënuar edhe në Podgoricë, Nikshiq, Tivar dhe Bijello Pole, dhe është e rëndësishme të thuhet se kjo rritje është për shkak të ndarjes së amvisërive familjare, kështu që është e pritshme që të kemi më shumë amvisëri një anëtarëshe”, tha Remikoviq.

Ndihmësdrejtoresha e Monstat theksoi se numri i shpallur nuk ka të bëjë me personat e regjistruar në diasporë.

Numri i përgjithshëm i të regjistruarve me diasporë është 673.203.

“Ai dallim mund të jetë dhe nuk duhet të jetë me diasporë për arsye se gjatë përpunimit mund të përcaktohen raste të caktuara të dublikatave, ose të jenë regjistruar persona që nuk janë njësi regjistrimi dhe e gjithë kjo do të përcaktohet me kontrollin llogaritës dhe logjik”, tha ajo.

Ajo shtoi se numri i banesave është rritur për 26 për qind krahasuar me regjistrimin e mëparshëm.

Rritja më e madhe e numrit të banesave është në Tivat, Ulqin dhe Budva.

Sipas rezultateve preliminare, në Tuz janë të regjistruar 13.142 banorë, 3.103 familje dhe 4.421 apartamente.

Drejtori i Monstat-it, Mirosllav Pejoviq, tha se dje është bërë përzgjedhja e kandidatëve për operatorë, të cilët do të fillojnë të fusin të dhënat më 1 shkurt.

Siç tha ai, pritet që futja e të dhënave të zgjasë deri në gjashtë muaj.

SHARE