JOKOVIQ: DO TË KRIJOJMË MARKA DHE DO TË PUNOJMË NË PROMOVIMIN E PRODUKTEVE

Ministri i Bujqësisë Vlladimir Jokoviq tha se këtë vit do t’i kushtojë më shumë vëmendje promovimit dhe marketingut të produkteve bujqësore organike.

“Ne do të punojmë shumë në krijimin e markave dhe promovimin e produkteve organike në mënyrë që ato të jenë të njohura në treg”, tha Jokoviq në takimin e Rrjetit Mesdhetar të Bujqësisë Organike (MOAN).

Jokoviq theksoi se me miratimin e ligjit të ri për prodhimin organik dhe akteve nënligjore për të arritur në vazhdimësi pajtueshmërinë me rregulloret e BE-së, Mali i Zi do të jetë një hap më afër mbylljes së kapitullit 11 të negociatave.

“Përveç masave ekzistuese, këtë vit do t’i kushtojmë më shumë rëndësi promovimit dhe marketingut të produkteve bujqësore organike. Ne do të punojmë me përkushtim në krijimin e markave dhe promovimin e produkteve organike në mënyrë që ato të jenë të njohura në treg, gjë që do të çonte edhe në krijimin e një sistemi të zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë organike në Mal të Zi. Me akreditimin e masës 4 të programit IPARD III, këto aktivitete do të financohen nga fondet e BE-së”, ka përfunduar Jokoviq.

SHARE