MANDIQ: MIRËKUPTIMI, RESPEKTI DHE DIALOGU ËSHTË AJO MBI TË CILËN DUHET TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Andrija Mandiq i ka dërguar një mesazh urimi kryepeshkopit të Tivarit, Imzot Rok Gjonlleshaj, dhe ipeshkvit të Kotorrit, imzot Ivan Shtironja, me rastin e Krishtlindjeve.

“Kjo ditë na kujton se vlerat më të mira të njerëzimit janë filantropia dhe respekti i ndërsjellë dhe se gjithçka fillon dhe mbaron me to”, tha Mandiq në urimin e tij.

Mirëkuptimi, respekti reciprok dhe dialogu i të gjithë atyre që jetojnë në Mal të Zi, shton Mandiq, është pikërisht ajo mbi të cilën duhet të ndërtojmë së bashku të ardhmen.

“Në këto kohë të vështira për të gjithë botën, falja dhe humanizmi janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ashtu si lindja në botë sjell jetë të re, ashtu edhe puna e përbashkët e të gjithëve ne do të sjellë një të ardhme të re për Malin e Zi. Ju uroj nga thellësia e zemrës t’i kaloni festën e Krishtlindjeve në paqe, shëndet dhe mirëqenie”, ka shkruar Mandiq.

SHARE