​GJEKA: FESTAT TI KALONI NË PAQE DHE LUMTURI FAMILJARE

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, ka uruar kryepeshkopin e Tivarit, imzot Rok Gjonlleshaj, peshkopin e Kotorrit, imzot Ivan Shtironja, klerikët dhe të gjithë besimtarët që e festojnë këtë festë sipas kalendarit gregorian, njofton zyra e tij.

“Uroj që festat t’i kaloni në paqe dhe lumturi familjare, të mbushura me gëzimin që sjellin Krishtlindjet. Uroj që të sjellë sukses dhe përparim në të gjitha fushat e jetës, t’ju kujtojë të gjitha vlerat që trashëgojmë, ushqejmë dhe i përmirësojmë si shoqëri, duke ndërtuar një shoqëri të përgjegjshme dhe solidare dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë”, theksoi Gjeka në urimin e tij.

SHARE