MALI I ZI RUAJTI VENDIN E TRETË NË RAJON NË INDEKSIN E SIGURISË SË GAZETARËVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Mali i Zi ruajti vendin e tretë në rajon në Indeksin e Sigurisë së Gazetarëve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2022, me rezultatin 3.35, u njoftua nga Unioni i Mediave të Malit të Zi në prezantimin e hulumtimit, i cili, përveç Malit të Zi, përfshin gjithashtu Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nënkryetarja e Unionit dhe bashkëautore e Indeksit, Marijana Camoviq Veliçkoviq vuri në dukje se Mali i Zi shënoi një rënie të lehtë në krahasim me vitin 2021 kur rezultati përfundimtar ishte 3.4.

“Gjatë vitit 2022 në Mal të Zi janë regjistruar 28 sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe mediave, ndërsa Drejtoria e Policisë ka regjistruar 21 raste. Kjo flet për faktin se një e katërta e rasteve të ndodhura nuk raportohen në organet zyrtare. Kryesisht, të gjitha rastet më të lehta nga vitet e kaluara zgjidhen në një kohë shumë të shkurtër dhe në mesin e aktgjykimeve kishte edhe dënime me burgim”, tha Camoviq Veliçkoviq.

Siç tha ajo, ende problem i madh është efikasiteti i hetimeve për sulmet ndaj gazetarëve dhe pronës së mediave, duke qenë se hetimet për rastet më të rënda janë afatgjata, të ngadalta dhe ato raste mbeten të pazgjidhura.

Ajo tha se pozita socio-ekonomike e punonjësve të medias në Mal të Zi ka shënuar progres modest, falë rritjes së pagave gjatë vitit 2022.

SHARE