MALI I ZI MORI TERAPI PËR FAZËN FILLESTARE TË COVID

Gjermania i ka dhuruar Malit të Zi terapinë më moderne për fazën fillestare të infektimit me COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Departamenti  i Jelena Boroviniq-Bojoviq theksoi se sot në Mal të Zi është dorëzuar një donacion i antitrupave monoklonal, terapia më moderne në trajtimin e koronavirusit. Ky është një ilaç që përdoret në fazën fillestare të luftës kundër infeksionit COVID19. Dhurimi i ilaçit, në vlerë prej 3.1 milionë euro, është siguruar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa marrëveshje për ndihmë të çmuar është arritur gjatë qëndrimit të fundit të ministres Boroviniq-Bojoviq në Berlin. Në Qendrën Klinike të Malit të Zi, donacionin Ministres ia dorëzoi ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Robert Weber.

SHARE