FK DEÇIQ NË GJYSMËFINALE TË KUPËS

Futbollistët e Deçiqit kanë mposhtur sot në transfertë me rezultat 2-0 OFK Titograd dhe kanë kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi. Finalisti i sezonit të kaluar i shënoi të dy golat në Aeroportin e Vjetër në pjesën e dytë dhe golashënues ishte Ilir Camaj në minutën e 53 dhe 79. Në gjysmëfinale të Kupës janë kualifikuar edhe Iskara dhe Sutjeska, ndersa gjysmëfinalisti i fundit do të vendoset nga dueli mes Buduqnostit dhe Rudarit.

SHARE