ABAZOVIQ: NUK KAM AMBICIE TË JEM KRYEMINISTËR I MALIT TË ZI

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, vlerësoi se platforma e Frontit Demokratik (FD) për tejkalimin e krizës politike tashmë është parë si një dokument, në të cilin nuk ka asgjë të re. Ai theksoi se nuk ka ambicie të jetë kryeministër. “Demokratët duhet të vendosin nëse URA apo FD është më afër tyre. Ne e dimë se çfarë do të bëjmë, le të vendosin të tjerët. Kushdo që dëshiron të marrë trenin për në Bashkimin Evropian mund të bashkangjitët falas, kushdo që nuk dëshiron udhëtim të mbarë,” tha Abazoviq. Ai tha se Qeveria po funksionon si më parë, por se Mali i Zi mund të hyjë në vitin 2022 pa buxhet të miratuar. Ai po ashtu ka thënë se ish-Këshilli Prokurorial ka qenë jashtëzakonisht i politizuar dhe për këtë arsye është dashur të kalohen ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit, për të cilin ka pasur polemika të mëdha.

SHARE