NGA DHE NË AEROPORT DHE GJATË ORËS POLICORE

Si shkak i masave të Trupit Koordinues Kombëtar që do të hyjnë në fuqi nga e mërkura, 25 Nëntor, dhe të cilat kryesisht i referohen ndalimit të largimit nga ndërtesa e banimit pas orës 19.00, Montenegro Airlines njofton udhëtarët, që ata që udhëtojnë ose vijnë mbas ores 19.00 do tu lejohet levizja. Siç theksojnë ata, kushti është që udhëtarët të paraqesin biletën e tyre të avionit ose bordit në shërbimet kompetente për inspektim. Poashtu, udhëtarët janë të detyruar të shkojnë direkt në destinacionin e tyre dhe të respektojnë masat e zbatueshme. “MA zbaton të gjitha rekomandimet dhe procedurat e autoriteteve kompetente. Kohët e fundit kanë marrë etiketën ndërkombëtare për udhëtime të sigurta “Safe travels” nga Organizata Kombëtare e Turizmit e Malit të Zi, e cila mbështetet nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve. Ndërsa, Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) ka përfshirë Montenegro Airlines në listën e kompanive evropiane që janë bashkuar me programin e kartës së industrisë së aviacionit për COVID-19,” thuhet në deklaratë. Kompania thekson se kjo konfirmon që MA i përmbahet masave të shëndetit dhe sigurisë në nivelin më të lartë.

SHARE