DREJTORIA E POLICISË: MË SË SHUMTI RAPORTIME JANË REGJISTRUAR NË SHAVNIK DHE BIJELLO POLE

Nga aspekti i sigurisë personale dhe pasurore të qytetarëve, dita e zgjedhjeve në 14 komuna të cilat janë mbajtur dje ka kaluar pa prishur rendin dhe qetësinë publike, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë. Gjatë ditës së zgjedhjeve, sipas të dhënave të deritanishme, në administratën policore janë raportuar 49 çështje në komuna të ndryshme ku janë mbajtur zgjedhjet lokale, të cilat kanë të bëjnë me ngjarje të lidhura me zgjedhjet. “Më së shumti raportime janë shënuar në Shavnik 14 dhe Bijello Pole 11. Nga ana tjetër, në policinë në Zetë, Plluzhine dhe Zhablak nuk është raportuar asnjë ngjarje në lidhje me zgjedhjet e djeshme lokale”, theksuan Drejtoria e Policisë. Siç thuhet në njoftim, zyrtarët policorë kanë vepruar në lidhje me të gjitha rastet e raportuara, ndërsa prokurorët kompetentë janë njoftuar edhe për ngjarjet për të cilat ka pasur dyshime se ka elemente të veprave penale. Siç theksojnë, policia ka ngritur tre kallëzime kundërvajtëse ndaj tre personave në Tivar, Kollashin dhe Plavë. 

SHARE