QEVERIA E MALIT TË ZI KUFIZON ÇMIMIN E PELETIT

Foto: Shutterstock

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar sot vendimin për kufizimin e çmimit të peletit të klasave A1 dhe A2, me qëllim sigurimin e furnizimit më të qëndrueshëm të qytetarëve para sezonit të dimrit.

Sipas vendimit, çmimi maksimal me pakicë do të jetë 250 euro për ton për peletin e klasës A2 dhe 270 euro për ton për klasën A1.

Çmimet përfshijnë TVSH-në.

Masa u ndërmor me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe ministrit Vlladimir Jokoviq, ndërsa propozimi u paraqit nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Sipas autoriteteve, qëllimi është të mbrohen konsumatorët dhe të garantohet furnizim i qëndrueshëm me pelet, duke marrë parasysh njëkohësisht edhe interesat e prodhuesve vendas.

Vendimi do të hyjë në fuqi një ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare të Malit të Zi dhe do të zbatohet deri më 30 qershor 2027.

SHARE