Presidenti Donald Trump ka vendosur tarifa të reja për mallrat që importohen në SHBA nga rreth 60 vende. Administrata amerikane i justifikon masat me luftën kundër punës së detyruar, ndërsa Bashkimi Evropian dhe disa partnerë të tjerë tregtarë i kanë kundërshtuar menjëherë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa të reja doganore ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Masat, që hynë nëimi bazohet në një hetim shumëmujor mbi përdorimin e dyshuar të punës së detyruar në prodhimin e mallrave të eksportuara drejt SHBA-së, si edhe në mungesën e masave nga vendet përkatëse për ta parandaluar këtë fuqi këtë të premte, parashikojnë tarifa nga 10 deri në 12.5 për qind për mallrat e importuara nga rreth 60 vende, të cilat përbëjnë pothuajse të gjitha importet amerikane.
Administrata Trump argumenton se vendimi bazohet në një hetim shumëmujor mbi përdorimin e dyshuar të punës së detyruar në prodhimin e mallrave të eksportuara drejt SHBA-së, si edhe në mungesën e masave nga vendet përkatëse për ta parandaluar këtë praktikë.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme. Bashkimi Evropian e cilësoi vendimin një “surprizë negative”, duke hedhur poshtë akuzat për punë të detyruar. Edhe Zvicra, Australia dhe Brazili kundërshtuan tarifat e reja, ndërsa Norvegjia bëri të ditur se nuk planifikon masa hakmarrëse ndaj produkteve amerikane.
Sipas administratës amerikane, nga tarifat përjashtohen importet e naftës, gazit dhe disa produkteve që nuk mund të prodhohen në territorin amerikan. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se sistemi i ri synon të krijojë më shumë stabilitet dhe parashikueshmëri për bizneset, pas ndryshimeve të shpeshta të politikës tregtare gjatë vitit të kaluar.









