MIRATOHET LIGJI PËR BARAZINË GJINORE NË MAL TË ZI

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për Barazinë Gjinore, i cili synon forcimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe përmirësimin e kuadrit ligjor për të garantuar të drejta dhe mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.

Ligji parashikon masa të reja si vlerësimin e ndikimit të politikave publike në barazinë gjinore, buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, mbledhjen e të dhënave sipas gjinisë, si dhe emërimin e personave përgjegjës për këtë fushë në institucionet shtetërore dhe lokale.

Një nga risitë kryesore është themelimi i Agjencisë për Barazi Gjinore, e cila do të ketë rol koordinues, këshillues dhe profesional në monitorimin e situatës, hartimin e analizave dhe mbështetjen e zbatimit të politikave për barazi.

Nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave theksuan se ligji është harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian dhe paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e reformave, por zbatimi i tij në praktikë do të jetë vendimtar për arritjen e rezultateve konkrete.

SHARE