BISLIMI: KOSOVA NUK DUHET TË SHPALLË ZGJEDHJE NË VERI PA U HEQUR SANKSIONET NGA BE-ja

Zënvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Bislimi tha që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe terheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në 4 komunat veriore.

Edhe pse më herët, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se organizimin e zgjedhjeve e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe se diçka e tillë mund të bëhet përmes një peticioni të nënshkruar nga 20 për qind e qytetarëve që janë në listën votuese, të cilët mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja, Bislimi tha se nuk është i sigurt që ekziston një bazë e përshtatshme ligjore për shpalljen e tyre.

“Është problem i brendshëm i Kosovës për cilin nuk ka dakordim se a mjafton udhëzim adminsitrativ, apo duhet ligj”, tha ai.

SHARE