PËRFAQËSUES TË SHKOLLËS NGA TURQIA VIZITË NË KOMUNËN E TUZIT

Përfaqësuesit e shkollës fillore ,,Cenap Sahabettin” nga Kadikoy – Turqia, janë duke zhvilluar vizitë disa ditëshe në Shkollën Fillore ,,Mahmut Lekiq” në Tuz. Në kuadër të kësaj vizite u zhvillua edhe takimi midis kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, drejtoreshës së shkollës fillore ,,Cenap Sahabettin” Esra Bengisu (Esra Bengisu), drejtorit Mehmet Isi (Mehmet Issı), arsimtares Exhe Muderisogllu (Ece Müderrisoğlu), si dhe drejtorit të shkollës fillore ,,Mahmut Lekiq” Luigj Dedvukaj. Gjatë takimit, ku e pranishme ishte edhe shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës, Drita Rukaj u diskutua mbi projektet infrastrukturore të realizuara vitet e fundit në këtë shkollë, si dhe mbi mundësitë e shumta që ofron binjakëzimi i këtyre dy shkollave në fushën e arsimit.  

SHARE