Motorola paralajmëron ardhjen e telefonit të ri të menqur me kamerë prej 200 megapikselë

Motorola përmes një “tejzeri” ka paralajmëruar ardhjen e një telefonit të ri të mençur, i cili do të ketë kamerë mjaft të fuqishme prej 200 megapikselë.

Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Lenovo që është në pronësi të Motorola, në rrjetin social Weibo ka publikuar një “tejzer” që paralajmëron ardhjen e pajisjes së re që ka një kamerë të sofistikuar, transmeton Telegrafi.

Me këtë paralajmëron epokën e re sa i përket fotografive të shkrepura me telefonat e mençur. Megjithatë në këtë postim nuk zbulohen specifikat e mundshme, por paralajmërohet sensori prej 200 MP. Do të mund të ishte ai i Samsung ISOCECC HP1 që fillimisht ishte paralajmëruar gjatë vjeshtës së vitit të kaluar.

E pavarësisht se sensorët e mëdhenj janë diçka pozitive, sërish nuk duhet harruar se për një fotografi cilësore duhet pasur shumë megapikselë. Telefonat e ri të Motorola përfshirë Edge+ kanë pasur probleme me fotografim kur kishte më pak ndriçim – e si pasojë e kësaj realizoheshin fotografi jo edhe aq të qarta.

Ndërkaq ISOCELL HP1 përkrah teknikën 16x të riprodhimit të pikselëve që nënkupton se i lejon sensorët prej 200 MP të shkrepin fotografi prej 12.5 MP që janë më të qarta. Mediat të caktuara raportojnë se telefoni i ri mund të quhet Frontier. Aty do të jetë edhe procesori Qualcomm Snapdragon 8+ Gen 1, ekrani 6.7-inç OLED me frekuencë freskimi prej 144 Hz dhe mbushësi i shpejtë prej 125W. /Telegrafi/

SHARE