NREKIQ URON BESIMTARËT MUSLIMAN: URIME FITËR BAJRAMIN

Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi ka uruar besimtarët musliman për festën e Fitër Bajramit.

,,Urime festën me dëshirat më të sinqerta për shëndet, mirëqenie dhe harmoni në familejt tuaja. Ditët e mira si kjo, vijnë pas një përkushtimi dhe sakrificash. Fitër Bajrami sjell fuqi të madhe shpirtërore, përforcon besimin e njerëzve në të mirën, drejtësinë dhe nxisin dëshirën për respektim të ndërsjelltë, mirëkuptim e solidaritet. Këto janë vlerat të cilat çojnë drejt një jete më të qetë dhe më të lumtur.

Qofshi çdo herë të lumtur dhe festofshim çdo herë së bashku”, thuhet në urimin e Nrekiqit.

SHARE