VËNDOSET GURËTHEMELI PËR NDËRTIMIN E KOPSHTIT TË FËMIJËVE NË TUZ

Sot, në Tuz, në trollin pranë shkollës fillore “Mahmut Lekiq” u bë vendosja e gurthemelit të kopshtit për fëmijë, me ç’rast shiritin e prenë kryebashkiaku i Podgoricës Sllavolub Stjepoviq, kryetari i komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit dr. Abedin Axhoviq dhe ministri i Arsimit të MZ, Damir Shehoviq.

Projekti kushton 1.4 milion eura dhe
është parapa të përfundohet për një vit.
Siç u kumtua kapaciteti i kopshtit prej 1399,45 metra katror do të jetë për 220 fëmijë, kurse në të do të punësohen rreth 20 persona.

“Kopshti i fëmijëve në Tuz do të jetë në kuadër të Institucionit Publik ” Gjinina Vrbica “, dhe ndërtohet përmes projektit të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, e që ka vlerën prej mbi 17 milionë euro, e në kuadër të cilit do të ndërtohen shtatë kopshte”, deklaroi Ministri i Arsimit Damir Shehoviq.

Punimet do t’i kryejnë Euro zox, në bashkëpunim me Koja Company të pronarit Pero Kolçaj.

Vlera e kontraktuar e punimeve është 1.648.259,13 euro, ndërsa afati i realizimit të punimeve është 12 muaj. Kryeqyteti ndau trollin dhe liroi pagesën e shërbimeve komunale, ndërsa ky investim është me vlerë mbi 400,000. euro.

SHARE