CAMAJ: NDËRTIMI I PROJEKTEVE TË MËDHA NË ULQIN DO TË SILLTE NDRYSHIM TË DHUNSHËM TË STRUKTURËS DEMOGRAFIKE

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Nikollë Camaj, duke komentuar miratimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe në TVMZ, paralajmëroi se ndërtimi i projekteve të mëdha në Ulqin do të çonte në ndryshim të dhunshëm të strukturës demografike, që sipas tij është e ndaluar.

Camaj tha se kanë bashkuar forcat për të dëshmuar se projekte të tilla nënkuptojnë një ndryshim të qëllimshëm në mjedisin demokratik ku pakica bën shumicën.

“Kjo është e ndaluar me akte ndërkombëtare, Kushtetutë dhe legjislacion vendor”, tha Camaj.

Ai ka theksuar se nuk është i pranueshëm as ndërtimi i banesave në Plazhin e Madh.

Camaj ka theksuar se ndërtimi në Ulqin nuk mund të bëhet pa vendimet dhe interesat e vetëqeverisjes lokale. Duke komentuar marrëveshjet e Qeverisë së Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara Arabe, ai tha se do të mbështesë ndërtimet në Ulqin në përputhje me përfundimet e Kuvendit Komunës së Ulqinit.

“Marrëveshja me vetëqeverisjen lokale dhe interesi për buxhetin e komunës dhe banorët është i rëndësishëm,” shtoi Camaj.

SHARE