MIRATOHET PLANI I RRITJES PËR BALLKANIN PERËNDIMOR, 400 MILIONË EURO PËR MALIN E ZI

Parlamenti Evropian miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument me vlerë gjashtë miliardë euro.

Siç ka njoftuar në rrjetin “X” ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq, kështu kemi fituar më shumë se 400 milionë euro kredi dhe grante të favorshme për zbatimin e reformave.

“Parlamenti Evropian sapo ka miratuar Instrumentin për Reformën dhe Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, i cili i jep Malit të Zi akses në më shumë se 400 milionë euro kredi të buta dhe grante për zbatimin e reformave. Me këtë instrument ne do të ndihmojmë rritjen e ekonomisë malazeze, do të përmbushim qëllimet e agjendës së reformave dhe kështu do t’i afrohemi anëtarësimit në familjen e demokracive evropiane”, tha Gorçeviq.

Siç shkroi ajo, kjo nismë pasqyron synimin e BE-së për të integruar më shpejt Ballkanin Perëndimor 6, me pjesëmarrje graduale në tregun e përbashkët të BE-së, duke inkurajuar arritjen më të shpejtë të standardeve të ekonomisë së BE-së.

SHARE