OKB: NUMRI I VIKTIMAVE NË KONFLIKTIN NË SUDAN ËSHTË RRITUR NË 427

Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan se numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të përleshjeve që vazhdojnë midis ushtrisë dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Sudan është rritur në 427.

Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e Koordinimit Humanitar të OKB-së (OCHA), konflikti i nisur në Sudan më 15 prill vazhdon ende.

Të paktën 427 persona kanë humbur jetën në përleshjet e armatosura dhe më shumë se 3.700 persona tjerë janë plagosur.

Antonio Guterres, UN High Commissioner for Refugees UNHCR at a Press Conference after 66th session of Excom. 9 October 2015. UN Photo / Jean-Marc Ferré

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi të hënën se dhuna midis palëve ndërluftuese në Sudan “mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë”.

Antonio Guterres tha në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi multilateralizmin se situata në Sudan “vazhdon të përkeqësohet”.

“Dhuna duhet të ndalet. Ajo rrezikon një konflikt katastrofik brenda Sudanit që mund të përfshijë të gjithë rajonin dhe më gjerë,” tha ai.

Guterres shtoi se ai është “në kontakt të vazhdueshëm me palët në konflikt dhe u ka bërë thirrje atyre që të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve”.

Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku tha se situata në Sudan ruan seriozitetin e saj dhe bëri thirrje që dhuna të ndalet sa më parë.

Në lutjen tradicionale të të dielës nga dritarja e zyrës së punës që shikon në sheshin e famshëm të Shën Pjetrit në Vatikan, Papa foli për zhvillimet në Sudan.

“Fatkeqësisht, situata në Sudan ruan seriozitetin e saj. Për këtë arsye përsëris thirrjen time që dhuna të ndalet sa më parë dhe të hapet sërish rruga për dialog. I ftoj të gjithë që të luten për vëllezërit tanë sudanezë”, tha Papa në fjalimin e tij drejtuar njerëzve të mbledhur në shesh.

Kreu i Vatikanit deklaroi se nuk duhet të harrojmë edhe Ukrainën në të cilën lufta vazhdon.

SHARE