ISHP: SHËNOHET VIKTIMA E 6 NË MAL TË ZI

Instituti i Shëndetit Publik nuk ka regjistruar asnjë rast të koronavirusit në Mal të Zi që nga sot në mëngjes.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i virusit të ri është 319, nga të cilët 123 janë shëruar.

Siç është raportuar, nga mëngjesi e deri në orën 16:45 pasdite, laboratorët e Institutit përfunduan analizën e 169 mostrave, në mesin e të cilave nuk pati raste të reja të infeksionit me koronavirusin e ri.

Shefi i Stafit Mjekësor të Krizave, Ranko Lazoviq konfirmoi një tjetër vdekje në një person pozitiv me koronavirus.

“Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Mal të Zi që nga fillimi i epidemisë është gjashtë,” theksoi Lazoviq.

Ai shtoi se 21 pacientë aktualisht janë në kujdes spitalor dhe dy janë në respirator.

Lazoviq tha që ata ishin në gjendje t’i mbanin gjërat nën kontroll kur bëhet fjalë për të moshuarit, duke shtuar se është krenar që Mali i Zi ka mundur të mbrojë të moshuarit.

SHARE