ABAZOVIQ ZHVILLON TAKIME TË SHUMTA ME KONGRESMENË TË NDRYSHËM NË SHBA

Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, ka takuar kongresmenin Dag Lamborn në selinë e Kongresit Amerikan. Gjatë bisedës, kryeministri Abazoviq theksoi se Mali i Zi është plotësisht i përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me SHBA-në, si partner strategjik në NATO.

Në këtë kuptim, Abazoviq vlerësoi se një grup parlamentar malazez më i madh në Kongres do të çonte në dukshmëri dhe përfaqësim më të madh të Malit të Zi në Kapitol Hill dhe se do të ndërmerren hapa të rëndësishëm diplomatikë për ta rritur atë në periudhën e ardhshme.

Në kuadër të sfidave të sigurisë në Evropë dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, u konfirmua se Mali i Zi është veçanërisht krenarë për faktin se në raport me numrin e banorëve, është në krye të vendeve evropiane për nga numri refugjatët nga Ukraina të cilëve u është dhënë strehim dhe një strehë e sigurt nga vuajtjet e luftës.

Kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, ka biseduar në selinë e Kongresit me kongresmenin William Keating. Gjatë asaj bisede u konstatua se përveç aleancës brenda NATO-s, ka hapësirë ​​për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ekonomisë, veçanërisht të turizmit.

Kryeministri Abazoviq shprehu pritshmëritë që kongresmeni Keating, si dhe anëtarë të tjerë të grupit parlamentar malazez, të mund të vizitojnë Malin e Zi në të ardhmen e afërt me qëllim të forcimit të bashkëpunimit parlamentar.

Gjatë takimit, kongresmeni William Keating tha se është i inkurajuar nga fakti që politikanët e rinj po e udhëheqin rajonin në drejtimin e duhur – pajtim, bashkëpunim dhe integrim evropian.

Kryeministri Abazoviq diskutoi sot në selinë e Këshillit Atlantik në Uashington çështjet aktuale të politikës së brendshme, rajonale dhe të jashtme të Malit të Zi.

“Nacionalizmi dhe korrupsioni janë të lidhura ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Rezultatet e arritura nga Mali i Zi në luftën kundër krimit janë të jashtëzakonshme,” tha kryeministri Abazoviq.

SHARE