INSTITUCIONET ARSIMORE NË TUZ VAZHDOJNË MËSIMIN NË DISTANCË

Institucionet arsimore në Tuz do të vazhdojnë të punojnë online deri më 1 prill. 13 institucionet arsimore në Malin e Zi, ku gjendja epidemiologjike është më kritike, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 1 Prill dhe deri atëherë nuk do të ketë mbyllje totale të shtetit, tha epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Marija Bozhoviq. Shkollat nuk do të punojnë në Tivar, Podgoricë, Plluzhine, Cetijë, Ulqin, Shavnik, Nikshiq, Herceg Novi, Berane, Bijello Pole, Kotorr, Plevle dhe Mojkovc. Masa të reja, më të rrepta janë futur për komunat e Beranës dhe Shavnikut, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Në këto dy komuna ndalohet lëvizja prej orës 21.00 deri në orën 5 të mëngjesit, objektet hotelerike do të mbyllen, shkollat, kopshtet dhe fakultetet do të kalojnë në mësim në distancë, si dhe tubimet, palestrat etj. Në konferencën për shtyp u njoftua se masat do të zbuten për banorët e Herceg Novit. Atyre do tu lejohet të lëvizin deri në orën 21:00, lejohet puna e dyqaneve të ushqimiz, por edhe të gjitha dyqanet e tjera deri në orën 20:00. Objektet e hotelierisë janë të mbyllura dhe nuk ka asnjë dalje ose hyrje në qytet, përveç atyre që posedojnë certifikatë.

SHARE