GJUKANOVIQ: SOLIDARITETI E VETMJA MËNYRË PËR RIMËKEMBJE TË PËRBASHKËT

Mali i Zi dhe Greqia, 140 vjet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, ndajnë anëtarësimin në komunitetin më të zhvilluar të demokracive – Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe bashkëpunimi po zhvillohet dhe thellohet vazhdimisht në shumë fusha, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në një video mesazh. Duke vlerësuar sesi Mali i Zi dhe Greqia ushqejnë marrëdhëniet tradicionale miqësore, Gjukanoviq theksoi se këtë vit këto dy vende po shënojnë 140 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, në kujtim të ditës kur Greqia, ndër vendet e para, akreditoi agjentin e saj diplomatik Alexandros Logotetis në kryeqytet Cetijë. Më vonë, në historinë e zymtë të Ballkanit dhe Evropës, siç thotë presidenti, Mali i Zi dhe Greqia ndanë shumë misione të përbashkëta, “si ai në Kretë në 1897, kur vendimi i Fuqive të Mëdha ia besoi Malit të Zi rolin e paqes.” Në mes të pandemisë së koronavirusit, siç vlerësoi ai, bashkëpunimi dhe solidariteti mbeten mënyra e vetme për të kapërcyer sfidat dhe rimëkëmbjen e përbashkët.

SHARE