GJELOSHAJ: KALIMI I “DEPONISË” PODGORICËS ËSHTË JOLIGJORE

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një njoftimi në Facebook  bëri me dije që Komuna e Tuzit, me ligj për organizim terriotorial, të aprovuar më 29 prill 2017 i cili ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2018 e ka në detaje të përcaktuar territorin e vet. “Me ligj janë të përcaktuara vendbanimet, e këto vendbanime përbëjnë komunat kadastrale e të cilat në milimetër e përbëjnë territorin e komunës së Tuzit, në bazë të cilit edhe funksionon komuna,” thekson Gjeloshaj. Sipas Gjeloshajt, ndryshimet që janë bërë në faqën zyrtare të Entit kadastral, që komuna kadastrale e Tuzit nuk është krejt në territorin e komunës së Tuzit dhe i kalohet “Deponia” Podgoricës është joligjore dhe do të perdorin të gjitha mjetet institucionale që këtë veprim të e permirsojnë. “ “Expertat e vetëshpallur” që nuk dinë as gjërat elementare dhe bëjnë propagand duke keqpërdorë mundësinë që ua ka dhënë Facebook-u për fat të keq. Ju ftoj që ti injoroni ashtu si i keni injoruar ata dhe si ata e rreth tyre në Malësi me dekada,” tha Gjeloshaj.

SHARE