MBËSHTETJE PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE TË HAPUR DHE TRANPARENTE

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj nënshkroi sot Memorandum për bashkëpunim me drejtoreshën e zyrës së Institutit Kombëtar Demokratik në Mal të Zi, Sllavica Bilarska-Mirçeski.

“Besoj se çdo shoqatë me partnerët përkatës mund të kontribuojë vetëm në cilësinë e punës dhe rezultatet për të cilat ne përpiqemi. Në këtë kontekst sot po e zyrtarizojmë bashkëpunimin tonë afatgjatë”, tha ministri Dukaj në nënshkrimin e Memorandumit.

Dukaj tha se ofrimi i mbështetjes teknike në procesin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit 2023/2024, dhe definimi më i ngushtë i partneritetit, është qëllimi kryesor i këtij Memorandumi.

“Presim që institucionet shtetërore të zbatojnë detyrimet e tyre. Hapi tjetër është formimi i Ekipit Operativ. Është e rëndësishme që Qeveria dhe organizatat e shoqërisë civile ta përdorin këtë platformë për të promovuar hapjen, transparencën dhe qeverisjen e mirë dhe për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”, tha drejtoresha Bilarska-Mirçeski.

SHARE