FREEDOM HOUSE: MALI I ZI ËSHTË PJESËRISHT I LIRË, KORRUPSIONI MBETET PROBLEM

Mali i Zi është një vend pjesërisht i lirë dhe korrupsioni dhe punësimi partiak mbeten probleme, megjithëse marrëdhëniet midis qeverisë dhe medias janë përmirësuar. Kështu thuhet në raportin për Malin e Zi të organizatës ndërkombëtare Freedom House për vitin 2021, të cilin e publikon Portali RTMZ. Sipas këtij raporti, Mali i Zi vlerësohet si vend pjesërisht i lirë, me 67 pikë. Ky është një përmirësim prej katër pikësh krahasuar me një vit më parë. Ka përmirësime në gjendjen e lirive qytetare dhe politike. Sipas gjetjeve të Freedom House, Mali i Zi është në shoqërinë e vendeve si Hungaria, Shqipëria dhe Ekuadori.

SHARE