GJELOSHAJ: NË LUFTËN KUNDËR DISKRIMINIMIT, NUK KA ASGJË QË MUND TË MË TREMBË

Prokuroria Themelore e Shetit në Podgoricë do të hetojë nëse kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka krye vepër penale të thirrjes për rezistencë, duke deklaruar se nuk do të respektoj masat e reja, për mbyllen e objekteve hotelerike në Tuz. “Është formuar çështja penale në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë në lidhje me deklaraten e kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, me qëllim të përcaktimit të bazave, të dyshimit se është kryer vepra penale e thirrjes për rezistencë,” deklaroi prokurori i shtetit Vukash Radonjiq. Gjeloshaj ka reaguar duke thënë se në  luftën kundër diskriminimit, nuk ka asgjë që mund ta trembi. Komuna e Tuzit është në grupin e parë dhe zonë e gjelbër, vendimi i qeverisë është politik dhe hakmarrje ndaj komunës së Tuzit, për shfaqjen e flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë në ndërtesën e komunës para disa ditësh! Urdhëruesit janë Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq. “ Ju mund të bëni gjithçka, dhe me plumb në ne, por nuk do të jeni në gjendje të na trembni dhe të na ndaloni të luftojmë diskriminimin. Mezi po pres të takohem me Dritanin!,” deklaroi Gjeloshaj. 

SHARE