TËRMET NË SHKODËR, LËKUNDJET NDIHEN DERI NË MAL TË ZI

Foto: AA

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në qytetin e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti kishte magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.

Epiqendra u regjistrua në Velipojë, në qarkun e Shkodrës, me një thellësi prej 15.8 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.

Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Shkodër dhe Qarkut Shkodër nuk raportohen dëme materiale, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Lëkundjet janë raportuar edhe në Ulqin, Tuz dhe Podgoricë.

SHARE