NESËR, REZULTATET PARAPRAKE TË REGJISTRIMIT

Konferenca për shtyp në të cilën do të shpallen rezultatet paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave 2023 do të mbahet nesër në orën 11:00.

Regjistrimi filloi më 3 dhjetor dhe përfundoi më 28 dhjetor 2023.

MONSTAT tha se ka mbledhur të dhëna kyçe për popullsinë, familjet, banesat, por edhe informacione të tjera që kanë të bëjnë me karakteristikat demografike, arsimin, kushtet në të cilat jetojnë qytetarët, punësimin apo papunësinë, shkrim-leximin informativ dhe karakteristika të tjera të popullsisë.

Në muajt në vijim, pas futjes së të dhënave, punonjësit e Drejtorisë të Statistikave do të kryejnë kontrolle statistikore, përpunim të të dhënave dhe analiza të detajuara për përgatitjen e rezultateve zyrtare të censusit. Konferenca për shtyp do të mbahet në sallën e konferencave të Drejtorisë së Statistikave.

SHARE