DEPUTETËT MË 4 SHKURT PËR LIGJIN PËR PROKURORINË E SHTETIT

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka caktuar seancë për 4 shkurt për të diskutuar për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit. Seanca është caktuar me kërkesë të Qeverisë. Të rikujtojmë se Qeveria miratoi dhe dërgoi në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë e Shtetit. Amendamenti parasheh që mandati i ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Lartë të Shtetit nuk kufizohet në dy gjashtë muaj rresht, por mund të zgjasë deri në zgjedhjen e kreut të Prokurorisë së Shtetit për një mandat të plotë.

SHARE