CAMAJ TRANSFEROHET NË DHOFAR, OMAN

Futbollisti nga Malësia Ilir Camaj largohet nga skuadra e KF “Deçiq” dhe vazhdon karrierën në Oman. Camaj do të luajë për liderin e ligës së Omanit, skuadrën Dofar. Pas 11 raundeve, Dofar është lider në tabelë me dy pikë më shumë se Al Seeb. Camaj është një nga lojtarët më të mirë të Deçiqit. Këtë sezon ai shënoi shtatë gola në Ligën e parë të Malit të Zi. KF „Deçiq“ në rrjetit social Facebook ka postuar një fotografi të Camajt, me një mbishkrim që ndër të tjera thotë: „Pas 13 viteve me Deciqin, ka ardhur koha që tëfalenderojmë Ilirin Camaj për kontributin e dhënë gjithë këto sezone e posaçërisht për sezonin e kaluar duke u kualifikuar në Evropë dhe duke u bërë shënuesi i parë i KF Deçiq në skenën evropiane. Suksese në të ardhmen!“

SHARE