KËSHILLI PROKURORIAL DERI NË FUND TË DHJETORIT

Kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq, ka thënë se është i bindur se deri në fund të dhjetorit në Kuvend do të zgjidhet përbërja e re e Këshillit Prokurorial. “Jam i bindur se Mali i Zi do të ketë një Këshill Prokurorial të pavarur dhe profesional deri në fund të dhjetorit,” tha Beçiq në një konferencë shtypi në parlament. Duke komentuar vlerësimin e presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq se Qeveria nuk do të ekzistojë në janar dhe se qeveria e pakicës është e pranueshme për ta, Beçiq theksoi se ka pasur parashikime të mëparshme që kanë rezultuar të gabuara. Ai vlerësoi se qytetarët kanë votuar që ata që janë në opozitë të jenë aty dhe të tjerët të marrin përgjegjësi për menaxhimin e proceseve. “A janë bërë shumë të mira në këta 15 muaj – po.  A duhet të përmirësohemi – duhet, por a duhet t’i përmirësojmë gjërat duke ndryshuar vullnetin elektoral të qytetarëve, sigurisht që jo.  Besoj se pas presionit të ndjerë nga qytetarët, askush nuk do të guxojë të luajë me vullnetin elektoral”, ka përfunduar Beçiq. Kryeministri Zdravko Krivokapiq përshëndeti njoftimin e kryetarit të parlamentit Aleksa Beçiq se shumica parlamentare do të votojë për Këshillin Prokurorial deri në fund të vitit. “Në atë mënyrë do të krijohen parakushte për maturimin e drejtësisë, ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për grabitjen e resurseve të përbashkëta prej dekadash dhe integrimin më të shpejtë të Malit të Zi në BE”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

SHARE