GJATË FESTAVE TË KRISHTLINDJES DHE VITIT TË RI NUK DO TË KETË ORË POLICORE

Gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, nuk do të ketë orë policore. Konkretisht, urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit parashikojnë heqjen e ores policore, i cila fillon nga ora 22.00 e mbrëmjes deri në orën 5 të ditës tjetër, për datat 24-25 dhjetor, 31-2 janar si dhe 5-7 janar 2021. Kjo është botuar sot në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi. Ndalimi i trafikut ndërqytetas për fundjavë mbetet në fuqi – nga e premtja në ora 22:00 deri të hënën në ora 5 të mëngjesit.

SHARE