KRYETARI I KËSHILLIT KOORDINUES TË DIASPORËS NË SHBA MESAZH VUÇIQIT: MOS NA E NGACMO MË KOSOVËN

Kryetari i këshillit koordinues i Diasporës, Mark Gjonaj i ka dhënë një mesazh të qartë Serbisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, teksa i ka kërkuar të mos e ngacmojnë Kosovën e qytetarët e saj.

“Kur flas për Kosovën, dua t’i çoj Serbisë dhe  Vuçiqit një mesazh: Mos na ngacmo Kosovën e kosovarët më. Le të jetojnë jetën që meritojnë”, tha Gjonaj në fjalën e tij në Samitin e tretë të Diasporës.

Më tej, ai kërkoi nga qeveria shqiptare që të mos vonohet më vota e diasporës.

“Me gjithë liderët tanë në Ballkan që dalin me një mesazh unifikues, me një strategji për shqiptarët e Ballkanit dhe diasporës, bëjnë kërkesë që të hyjnë në një dhomë dhe të mos dilni prej dhome deri kur të dilni me mesazhin që populli pret prej liderave.

Shpresoj që nga këta dy kryeministra që kemi të realizojnë atë dëshirë që shqiptarët meritojnë të luftojnë për interesat e shteteve dhe vendet e popullin që jeton në trojet shqiptare.

Liderët tanë mund t’ia fillojnë me një gjë të thjeshtë, që samiti i diasporës së 4 të bëhet në Kosovë, i pesti në Mal të Zi, në Çamëri e më tej në Preshevë.

Kemi kërkesë për Shqipërinë, na jepni votën e diasporës, mos e vononi më procesin”, u shpreh Gjonaj.

SHARE