TËRMETI 5.9 RIHTER GODET TURQINË, PANIK TE BANORËT / DHJETËRA TË PLAGOSUR, DËME TË SHUMTA MATERIALE

Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter goditi Turqinë, ndërsa epiqendra u regjistrua në Goljaka rreth 210 km në lindje të qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, raporton BBC. Lëkundjet ishin mjaft të forta duke u ndjerë edhe në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara. Të paktën 46 persona u plagosën, njoftuan zyrtarët turq. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.

SHARE