EURODEPUTETËT: HIQNI TARIFAT ROAMING PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Një grup prej më shumë se 80 anëtarësh të Parlamentit Europian i ka kërkuar KE-së që të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor në Zonën e Roamingut pa pagesë. Në një letër dërguar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, eurodeputetët theksojnë se vendet e rajonit “partnere të besueshme të bllokut europian” dhe se me rekomandimin e Komisionit në tetor për t’i dhënë statusin e kandidatit Bosnjë dhe Hercegovinës,  u shënua “një tjetër moment historik” në politikën e zgjerimit të unionit. “Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje KE-së që të paraqesë sa më shpejt një udhërrëfyes të qartë i cili t’u japë fund tarifave shtesë të roaming-ut mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që zona e Roamingut të lirë të zgjerohet për të mirën e qytetarëve evropianë. Koha për të vepruar është tani”, thuhet në letër. Deputetët theksojnë se një hap i tillë duhet hedhur sidomos pas fjalimit të Von der Leyen në Parlamentin Europian më 14 shtator, ku ajo u zotua të fuste dhe Ukrainën në zonën europiane të Roaming-ut pa pagesë. “Ndërsa ju keni mbështetjen tonë të plotë për këtë përpjekje, ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj dtejt një rajoni tjetër europian që meriton të përfitojë nga roaming falas, përkatësisht vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha  Thomas Waitz, eurodeputet dhe bashkëkryetar i Partisë së Gjelbër Europiane. “Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në mbylljen e hendekut me BE-në, e do të ndihmojë gjithashtu pengesat e përditshme që hasin qytetarë të Ballkanit Perëndimor, të cilët jetojnë dhe punojnë në Bashkimin Europian BE, për shkak të tarifave të shtrenjta të roaming”, shtoi ai.

SHARE