NIMANBEGU DËRGON TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR VIKTIMAT E TRAGJEDISË NË BULLGARI

Kryetar i Forcës së Re Demokratike, Genci Nimanbegu, i ka dërguar z. Talat Xhaferi, Kryetar i  Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Sh.T. Mihajlo Trpkoski ambasador i Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi, telegram ngushëllimi për viktimat e tragjedisë në Bullgari. “Me keqardhje dhe dhëmbje të madhe, morëm lajmin tragjik për 46 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentin rrugor në Bullgari. Bashkëndiejmë me familjet e viktimave duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta, kurse  të gjithë pasagjerëve të lënduar ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë. Momente të vështira si këto tejkalohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe ju shprehim gatishmërinë në mundësitë tona për t’ju ofruar ndihmë në lehtësimin e tragjedisë.Ju shpreh ngushëllime juve, familjarëve të viktimave dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut,” thuhet në telegram ngushëllimin e Nimanbegut.

SHARE