Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, duke komentuar mbi deklaratat e homologut të tij serb Aleksander Vulin dhe presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq, i cili akuzoi autoritetet malazeze për mbështetjen e hyrjes së Kosovës në Interpol, tha se Mali i Zi është mik i sinqertë i të gjitha vendeve në rajon.
“Asnjë funksionar malazez nuk ka komentuar mbi çështjet në rajon as nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e të tjerëve.
Ne e kemi lënë mbas nesh retorikën e viteve të 90-ta, të cilat po paraqitën në rajon dhe shikojmë drejt së ardhmes.
Ne jemi mik i sinqertë i të gjitha vendeve të rajonit. Deklaratat të cilat thuhen më shumë flasin për ata të cilët i flasin ato, sesa të atyre që u drejtohen ato “, u tha Boshkoviq gazetarëve. Ai në konferencë për shtyp të mbajtur me rastin e dy viteve të punës të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Malit të Zi, tha se do të ua lënë qytetarëve të vlerësojnë punën e departamenteve që ai udhëheq. “Është e rëndësishme që ne të punojmë si një ekip dhe qytetarët le ta çmojnë atë kur të jenë zgjedhjet”, tha Boshkoviq dhe shtoi se ai është krenar për atë që kanë bërë në dy vitet e fundit. Sipas tij, pas pranimit në NATO, më 5 qershor të vitit të kaluar, Malit të Zi i është dashur ti kushtoi më shumë kohë Ushtrisë.