KRIZA TË ZGJIDHET ME ZGJEDHJE, MALI I ZI PIKË E NXEHTË NË BALLKAN

Mali i Zi mund të dalë nga kriza aktuale politike duke mbajtur zgjedhje dhe me vendim demokratik të qytetarëve, të cilët besoj se do të zgjedhin zgjidhjen më të mirë si në vitin 2006, tha ministri i Jashtëm Ranko Krivokapiq në një intervistë për Zërin e Amerikës. Krivokapiq paralajmëroi gjithashtu përshkallëzimin e ndërhyrjes ruse në Mal të Zi, e cila, sipas mendimit të tij, mund të jetë një pikë e nxehtë në Ballkan. Duke folur për pasojat e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë për rajonin dhe Malin e Zi, Krivokapiq tha se ato tashmë po ndihen në rajon. I pyetur se sa i ndjeshëm është Mali i Zi ndaj ndërhyrjeve edhe më të mëdha ruse, duke pasur parasysh krizën aktuale politike, Krivokapiq thotë se në të gjitha kontaktet ka ndjerë “se aleatët tanë e kanë kuptuar këtë”.

SHARE