SHBA THIRRJE AMERIKANËVE: LARGOHUNI SA MË SHPEJT NGA UKRAINA

Vetëm 24 orë para ditës së pavarësisë, ambasada amerikane në Kiev u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që janë në Ukrainë të largohen menjëherë nga vendi nëse munden. Njoftimi i Ambasadës vjen pak orë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëroi se Rusia po planifikon të shtojë sulmet mbi infrastrukturën civile të Ukrainës dhe ndërtesat qeveritare në ditët në vijim. Kievi lajmëroi se e ka anulluar ceremoninë festive me rastin e pavarsisë nga frika e sulmeve të mundshme ruse, por presidenti Zelensky theksoi në ceremoninë soleme të ngritjes së flamurit se flamuri i Ukrainës nuk do ulet por do vazhdojë të valvitet edhe në tokat që sot janë okupuar nga ushtria ruse. Ndërkohë po sot ushtria ukrainase akuzoi Rusinë se ka bombarduar rajonin e Zhaporizhinjas pranë centralit bërthamor dhe një sër rajonesh të tjera në lindje të vendit.

SHARE