ME DATAT 24,25, DHE 26 GUSHT – PANAIRI I III-të I LIBRIT

Me datat 24, 25 dhe 26 gusht në oborrin e QKI „Malësia“ në Tuz, do të mbahet Panairi i III-të i librit. Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, ky aktivitet i kthyer tashmë në tradicional, sjell edhe këtë vit larmi botimesh të të gjitha llojeve dhe zhanreve, si dhe botime të reja të pa prezantuara më parë. Panairin do ta hapë të mërkurën në orën 20:30 kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Me 24 gusht do të bëhet promovimi i librit „Monografia Maestro Gjelosh Gjokaj“ – botim shqip – anglisht i komunës së Tuzit. Me 25 gusht, promovimi i fjalorit leksiko-frezeologjik dhe etnolinguistik i Malësisë së Madhe“ – Gjovalin Shkurtaj si dhe promovimi i librit „Gjerdani nga Shanllëurfa“ – Ruzhdija Axhoviq. Me 26 gusht, promovimi i veprave të Art Club-it – Ulqin „Poeti i detit“ si dhe promovimi i librit „Biseda me gjyshin imagjinar“ – Fran Camaj.  Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 13:00 si dhe pasdite nga ora 16:00 deri në orën 23:00, në oborrin e QKI ,,Malësia” në Tuz.

SHARE