KLUBI TAEKWONDO „BESA“ MERR PJESË NË KAMPIN VEROR KORCULLA 2022

Javën e kaluar Klubi Taekwondo „Besa“ muar pjesë në Kampin Veror Korculla 2022 nën organizimin e nikoqirit klubit „Forteca“. Në këtë kamp muarën pjesë afro 150 sportistë nga Sllovakia, SlLovenia , Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nën udhëheqjen e instruktorave Ante Shegedin, Nikollë Gegaj, Pavel Izarik, Tadea Bersiniq dhe Magdalena Grubiq. Në kampin veror Korculla muarën pjesë 5 sportista të klubit „Besa“ Mark Ujkaj, Lleo Gegaj, Benan Jusufgjokaj, Damjan Junçaj dhe Jozef Gegaj ku u zhvilluan tri seanca sterrvitore në ditë. Gjatë vikendit në fund të kampit u mbajtë Turnameni i 23-të me radhë Korculla Open ku muarën pjesë afro 300 sportista nga shtet rajonale.

SHARE